Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin e veturave në Korçë

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar vështirë në qarkullimin e automjeteve në qarkun e Korçës. Si pasojë e motit të keq, akset që lidhin Korçën me Pogradecin, me Ersekën dhe me Kapshticën janë të hapura por kalohen vetëm me zinxhirë.

Lajme

04/01/2018 09:32

Vështirësi ka edhe në akset rrugore që të çojnë drejt zona turistike, si Korçë-Dardhë dhe Pogradec-Voskopojë. Edhe këto segmente kalohen vetëm me zinxhirë, njofton lapsi.al.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes nëse udhëtojnë drejt këtyre zonave dhe të jenë të pajisur me zinxhirë për automjetet e tyre.