Reshitaj thotë se janë ndarë 1.5 milion euro për pastrimi e lumit Drin – Lajmi.net
Reshitaj thotë se janë ndarë 1.5 milion euro për pastrimi e lumit Drin
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 12:10, 13 January 2018
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në një takim një delegacion nga bashkia e Kukësit kryesuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është diskutuar për projektet e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve lidhur me menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimin e lumit Drin.

Ministrja Reshitaj e informoi delegacionin me projektet konkrete që janë paraparë për mjedisin e që në mënyrë indirekte do të ndikojnë edhe në territorin e Kukësit.

“Sa i përket lumit Drin kemi një donacion prej 1.5 milion euro që përfshinë, pastrimin dhe rregullimin e shtratit. Kjo dëshmon se ne e kemi marrë me seriozitet çështjen e lumit Drin duke u angazhuar për një zgjidhje të qëndrueshme”, është shprehur ministrja Reshitaj.

Ministrja e informoi delegacionin nga Shqipëria për nënshkrimin e vendimit për vënien nën mbrojtje paraprake të një pjese të Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmicës si zonë potenciale për tu shpallur si vlerë e mbrojtur e natyrës – zonë e mbrojtur ndërkufitare.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, përgëzoi ministren Reshitaj, për vullnetin për bashkëpunim si dhe angazhimin dhe punën e saj konkrete sa i përket mbrojtjes së mjedisit.

Ministrja Reshitaj konfirmoi se pas një takimi që pritet ta ketë me homologun e saj nga Shqipëria, Blendi Klosi, do t’i shqyrtojnë mundësitë se si do të zhvillohen projektet e përbashkëta ndërmjet institucioneve qendrore e lokale në të mirë të mjedisit./Lajmi.net/

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble