Reshitaj ankohet se vendi s’ka qasje në fondet për mbrojtjen e mjedisit, kërkon të mos ndërhyjë politika

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, tha se mosqasja e Kosovës ne fondet për mbrojtjen e mjedisit është një e padrejtë që po i bëhet vendit.

Lajme

05/06/2018 10:36

Ajo madje ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë kur vijë puna të mbrojtja e mjedisit, ngase sipas saj, mjedisi nuk njeh kufi fizik.  Këto komente ajo i bëri me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit në konferencën me temën “Ndryshimet Klimatike”.

Ajo tha se ministria që ajo drejton po punon shumë që Kosova të ketë qasje dhe të jetë pjesë e vendeve tjera.

Reshitaj shtoi se MMPH po mundohet që t’i hapë dyert vendit brenda një shoqërie të madhe që punon bashkërisht dhe ndan përgjegjësi në mbrojtjen e vendeve të ndryshme ndaj ndryshimeve klimatike, raporton Ekonomia Online.

“Mos aksesi i vendit tonë në fonde për mbrojtjen e mjedisit dhe në janë fonde të mëdha është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës dhe kjo është padrejtë sepse nuk duhet te ketë impakt politika ditore e shtyeve të ndryshme kur është në pyetje mjedisi dhe ndryshimet e mjedisit”.

“… impakti i pasojave bëhet edhe në vendet e tjera sepse mjedisi nuk njeh kufi fizik, prandaj as politikat nuk duhet të njohin kufi fizik”.

“Ajo që neve na duhet si institucione si vend është implementimi i ligjeve dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse profesionistët do të arrijnë të prezantojnë ligjin ashtu siç duhet përpara shoqërisë civile dhe bashkërisht do të arrijmë të ngrisim vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit dhe qasjen që duhet të kemi si shoqëri për problematikat shoqërore”, tha Reshitaj.

Annette Fatih-Lihiq nga zyra e BE në Kosovë tha se ndryshimet klimatike janë problem global dhe nuk kanë kufi administrator dhe një komb nuk mund t’i shmanget pasojave klimatike.

“BE do te ndihmoj në investime dhe projekte dhe bashkërisht me partnerët ndërkombëtar dhe të gjeturat e kësaj jave, Kosova mund të adresoj ndryshimet klimatike dhe sfidat që ka, por vetëm mbështetja ndërkombëtare nuk do të jetë e mjaftueshme” tha

“Në Kosovë implementimi i mekanizmave monitorues është në faza të hershme sepse Kosova nuk ka nënshkruar marrëveshjen e Parisit” tha

“Është koha e duhur të bëhet e ditur se nuk do të ketë siguri të ajrit të pastër për energji deri sa të kemi siguri klimatike dhe plani ynë është qe duhet të punojmë për të siguruar qytetarëve një jetë më të mirë”.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bashkë organizim me Komunat, OJQ-në “Let’s Do it Kosova” dhe  organizata tjera të shoqërisë civile do të organizojnë aktivitete pastrimi dhe gjelbërimi në 26 komuna të Kosovës.

Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Plemetin, lagja e Romëve në Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të pastrohet dhe gjelbërohet kjo lagje.

Edhe Komuna e Deçanit shënon “Ditën Botërore të Mjedisit” me  moton “Edhe natyra është shtëpia jote”  ku do të organizon aksioni për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive të krijuara në mënyrë ilegale.

Këtij aksioni i bashkohet kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit, Kompania Komunale e Pastrimit “Hixhena” OJQ-të , dhe të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kenë një ambient të pastër.

Gjithashtu Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It, pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit, ajo e Shërbimeve Publike, e shëndetësisë, FSK, Eko-higjiena, Hidromorava dhe qytetarët do të shënojnë 5 qershorin Ditën e Mjedisit.

Ky është aktiviteti për pastrimin e lokacionit te Pishat në fshatin Velekincë që është në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të ndërmarra në lokacione e forma të ndryshme për gjelbërimin dhe pastrimin e Komunës së Gjilanit.