Republika Srpska pengon Thaçin të marrë pjesë në përvjetorin e Srebrenicës

Përkundër ftesës zyrtare dhe vizës së rregullt të lëshuar nga autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës, zëvendëskryeminsitrit të Kosovës, Hashim Thaçit në momentet e fundit nuk iu lejua të udhëtoj për të marrë pjesë në komemoracionet në Srebrenicë.

Lajme

10/07/2015 22:31

Kjo me arsyetimin se është i padëshirueshëm nga Republika Srpska.

“Kosova dhe populli i saj me zemër e me mendje jenë me familjet që sot më në fund i varrosin familjarët e tyre që të prehen në paqe dhe me të tjerët që i përkujtojnë etërit, vëllezërit, bijtë e humbur në këtë tmerr. Kështu sot shënojmë 20 vjetorin e gjenocidit të forcave serbe në Srebrenicë dhe 16 vjetorin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë”, ka shkruar ai në rrjetin facebook.

Ai përfundon duke thënë se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë përkrah atyre që promovojnë lirinë, barazinë, drejtësinë dhe pajtimin.(lajmi.net)