Repriza e Bayernit

Javi Martinez beson se Bayern Munich mund të përsëris suksesin e vitit 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi pesë tituj. Gjiganti bavarez aktualisht mban epitetin e kampionit në fuqi në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Kampionatin botëror për klube. Por, ish mesfushori i Athletic Bilbaos kërkon mbrojtjen e trofeve.…

Sport

07/02/2014 08:05

Javi Martinez beson se Bayern Munich mund të përsëris suksesin e vitit 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi pesë tituj.

Gjiganti bavarez aktualisht mban epitetin e kampionit në fuqi në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Kampionatin botëror për klube.

Por, ish mesfushori i Athletic Bilbaos kërkon mbrojtjen e trofeve. “Po, mendoj se kjo skuadër është në gjendje ta bëjë”, deklaroi Martinez për Sport Bild i pyetur nëse është e mundur përsëritja e historisë.

“Ne kemi kualitet për ta realizuar këtë objektiv, dhe të hyjmë në histori të futbollit”, u shpreh Martinez.

25-vjeçari nuk ka luajtur prej kur pësoi një lëndim në Kampionatin botëror për klube në dhjetor, por synon të rikthehet në skuadër sa më parë të jetë e mundur.

“Secili prej nesh është i brengosur rreth paraqitjeve. Dhe, kjo është uria dhe dëshira që na udhëheq këtë edicion dhe na shtyn të bëhemi edhe më  të mirë. Askush nuk e di se qka do të ndodh”, përfundoi ai.