Reperja e njohur zbulon të dashurin e ri

Rep-artistja, Nicki Minaj është goxha e komentuar në mediat rozë.

ShowBiz

28/09/2018 00:00

Ajo dhe Lewis Hamilton kohët e fundit janë parë shumë shpesh së bashku dhe kjo ka bërë që të dyshohet për një lidhje në mes tyre, shkruan lajmi net.

Mesa duket çifti tashmë kanë zyrtarizuar gjithçka teksa shfaqen publikisht me imazhe pranë njëri-tjetrit. Ata janë duke kaluar kohë të mirë në Dubai.

Madje, e gjithë lidhja e saj besohet të jetë zbuluar në ‘Elle’, ku Nicki tregoi se është duke takuar një djal më të ri në moshë, por që nuk zbuloi detaje më të hollësishme.

Ndryshe, “Queen”, mbetet albumi i fundit i lansuar nga Nicki i cili u mirëprit nga fansat e reperes. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoNOHWfh9qN/?taken-by=lewishamilton

https://www.instagram.com/p/BoNXmOghYCI/?hl=en&taken-by=nickiminaj