Reperi shqiptar mbulohet me flamurin kuq e zi në mes të koncertit

Labinot Gashi, i njohur si me nofkën “G4shi”, po vazhdon me sukses të krijojë karrierë në SHBA.

ShowBiz

06/07/2018 14:35

Ai muaj më parë ka paralajmëruar se do jetë pjesë e një koncerti të madh në Zvicër “Openair Fraunfeld”, së bashku me emra të mëdhenj botëror, shkruan lajmi net.

Gashi, performoi së bashku me reperin e njohur amerikan, French Montanën e madje ishte edhe reperi kosovar, Ledri Vula i cili ndoqi nga afër koncertin.

Edhe pse ka vite që është larguar nga Shqipëria, reperi në mes të skenës para mijërave njerëzve ngriti flamurin shqiptar, teksa shfaqet i mbështjellur me të.

Ai po ashtu në disa nga imazhet, pozon përkrah Ledrit kur thotë se shqipet e bëjnë më së miri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bk3CO0THRva/?hl=en?&taken-by=gashi