Reperi shqiptar i gëzohet suksesit të Dua Lipës

Gashi është reperi shqiptar i cili karrierën muzikore prej vitesh e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShowBiz

08/12/2018 09:15

Reperi shqiptar, Labinot Gashi është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet më të frekuentuara sociale, shkruan lajmi.net.

Lajmit të madh për nominimin e Dua Lipës në dy kategori në çmimet GRAMMY, i është gëzuar edhe Gashi.

Ai ka postuar një fotografi të Duas në Instagram i cili ia vë këtë mbishkrim: “Ju asnjë nuk mund ta kuptoni sa e lumtur jam për këtë vajzë”.

Gashi ishte i pranishëm në festivalin “Sunny Hill” në Kosovë, koncert ky i organizuar nga babai i Duas, Dukagjini. /Lajmi.net/