Reperi me famë botërore, fjalë të mëdha për Dua Lipën

Dua Lipa është artistja shqiptare që po na bën krenarë çdo ditë në botë.

ShowBiz

16/11/2018 18:21

Dua Lipa çdo herë ka folur haptas për prejardhjen e saj dhe vendlindjen, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte reperi shqiptar me famë botërore, G4shi, ai i cili përmes një postimi është shprehur krenar me Duan.

Në fotografinë ku Dua shihet me flamurin kombëtar në duar dhe G4shi pranë saj duke performuar ka shkruar “Madhështore, krenar me ty Dua Lipa”.

Kujtojmë që këtë vit në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, dy artistët kanë performuar në Prishtinë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqP6EDVF3sv/