Reperi i njohur shqiptar qenka mik me Drake dhe tani e morëm vesh, mësoni si janë njohur

Në media emri i tij është jo pak i njohur, për shkak të miqësisë së dikurshme të tij me Noizy-n por edhe shoqërisë me personazhe me famë ndërkombëtare si Drake, Odell Beckham Jr si edhe me futbollistë të Premiere League.

ShowBiz

20/07/2018 23:49

28-vjeçari shqiptar i cili jeton në Londër është kthyer në Tiranë për të promovuar projektet e tij më të fundit muzikore. Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin Pop Culture ku ndër të tjera rrëfeu miqësinë e tij me reperin e njohur Drake.

I pyetur nga moderatorët se si e ka njohur reperin nga Toronto, Escobars u shpreh se e ka njohur në një klub përmes shokut të tij të ngushtë, futbollistit të njohur britanik Ryan Bertrand pasi vetë ai ka qenë futbollist më parë dhe tha se njeh shumë futbollistë.

Escboars emri i vërtetë i të cilit është Emra, shtoi gjithashtu se ka qenë në shtëpinë e Drake në Toronto.