Reperi i njohur ka dy fjalë për rikthimin e Adelinës në skenë

Diva e muzikës shqipe, Adelina Ismaili dje publikoi këngën e cila e rikthen në skenë pas një pauze të gjatë.

ShowBiz

20/05/2018 15:54

Ashtu siç di ajo, me një stil unik, këngëtarja i këndon realitetit aktual përmes projektit me titull “T’iqja”, shkruan lajmi.net.

Rikthimi i saj u prit shumë mirë, sidomos nga fansat e këngëtaret, të cilët prej kohësh prisnin të dëgjonin një këngë të re nga Adelina.

Reperi Gold Ag përmes rrjeteve sociale ka komentuar rikthimin e këngëtares, duke shkruar “U kthy n’ven t’duhur”.

Kujtojmë që pas rikthimit në Kosovë, Adelina kishte filluar të merret me aktrim, ku mori rolin e drejtoreshës në serialin “O sa mirë”, megjithatë konsideroi se është e duhur t’i rikthehet “dashurisë së vjetër”.  /Lajmi.net/

YouTube player

U kthy n’ven t’duhur ?? @adelinaofficiel

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on