Reperi Gold AG kundërshton ashpër Paradën e Krenarisë

Para pak çastesh ka filluar Parada e Krenarisë në Prishtinë

ShowBiz

10/10/2018 12:58

Në këtë paradë, në mbështetje të komunitetit LGBTI janë mbledhur një numër i madh i njerëzve, ndër ta edhe personalitete të njohura publike, shkruan lajmi.net

Për dallim prej tyre, reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG ka reaguar kundrejt Paradës së Krenarisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

”Kan ardhë kohë të mjera, me u mbledh burra te SKENDERBEJ e me u mburrë që janë PEDERA”, ishin fjalët e tij për të reaguar më pas edhe me një postim tjetër në Instastory.

Pranë postimit të Goldit, shumica e ndjekësve kanë reaguar me komente të ndryshme, disa prej tyre edhe e kanë përkrahur./Lajmi.net/