Rënie re e Euros

Monedha Euro ka rënë në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 11 vitet e fundit.

Bota

23/01/2015 09:17

Gjatë ditës së enjte, një euro është shënuar të jetë e barasvlefshme me më pak se 1.13 dollarë.

Lajmi për rënien e monedhës është bërë me dije në ditën kur Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.

Ky institucion ka thënë do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016.

Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove./REL/