Rënie e pritur e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit arriti t’i befasojë të gjithë kur doli si partia më e votuar në vend.

Lajme

24/10/2017 08:17

Por kjo gjë ndryshoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat sipas rezultateve të publikuara deri më tani e radhisin atë si partia e tretë më e votuar në vend pas LDK-së dhe PDK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Madje Vetëvendosja nuk arriti të fitojë as kryeqytetin pa balotazh, ndonëse këtë qendër ata e llogaritnin si të fituar.

Vetëvendosja do të garojë në balotazhin e Prishtinës, Prizrenit,  Podujevës, Gjilanit, Vushtrrisë, Vitisë, Kaçanikut dhe Kamenicës.

E njohësit e çështjeve politike këtë rënie të Vetëvendosjes e shohin si të parashikuar.

Sipas tyre, ajo triumfoi në zgjedhjet nacionale për faktin se vendi gjendej në krizë, e shkaktuar nga opozita, dhe votuesit iu hakmorën duke votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjithashtu arsyeja tjetër, sipas tyre, është edhe emërimi në momentet e fundit i kandidatëve nga ky subjekt politik u është hakmarrë atyre në rezultatet e zgjedhjeve.