Rënia e vlerës së aksioneve, ekonomia botërore në rrezik

Në bursat botërore çmimet e aksioneve javën e kaluar kanë rënë dukshëm, sepse investitorët se rënia e çmimit të naftës së papërpunuar nuk është e vetmja pasojë e kërkesës jo të fortë globale, por edhe dobësi e ekonomive më të mëdha botërore, që do të mund të bartej edhe në tregjet tjera.

Bota

14/12/2014 12:10

Në Wall Streetu Dow Jones u fundos për 3.8 për qind, gjë që paraqet rënien më të madhe në më shumë se dy vjet e gjysmë, kurse indeksi i Nasdaq u fundos për 2.7 për qind, transmeton agjencia Hina.

Kjo rënie e ashpër e aksioneve, pas shtatë javësh rritjeje të vazhdueshme dhe arritjes së niveleve rekorde, më së shumti është pasojë e rënies së çmimit të naftës mbi 10 për qind.

Në Londër, çmimi i “arit të zi” ra nën 62 dollarë për një barel, kurse në tregun amerikan në 58 dollarë., që janë më të ulëtat që nga mesi i vitit 2009, për arsye se investitorët frikësohen nga rënia e kërkesës për arsye të ngadalësimit të rritjes së ekonomive më të mëdha botërore, si[ janë Kina dhe eurozona, si dhe nga recesioni në Japoni.

“Kjo është gjakderdhje. Fakti se çmimet e naftës nuk po mund ta gjejnë dyshemenë i ka frikësuar shumë lojtarët e tregut”, thotë Pierre Martin, tregtar në Saxo bank.

“Në fillim bëhej vetëm për ofertë të madhe të naftës në krahasim me kërkesën. Por, tash është paraqitur edhe frika se tregjet më të mëdha botërore po rriten tepër ngadalë”, thotë Kenny Polcari, drejtor në korporatën O’Neil Securities.

Pos tjerash, investitorët i ka futur në defensivë edhe situata e paqartë politike në Greqi, në prag të zgjedhjeve presidenciale më 17 dhjetor.

Në këtë anëtare të eurozonës presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe nëse deputetët nuk e mbështesin kandidatin e propozuar nga qeveria në tre runde votimi, parlamenti do të shpërbëhet dhe grekët do të detyrohen të dalin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e reja mund të sjellin në pushtet partinë radikale Syriza, e cila kundërshton ashpër programin e Athinës zyrtare të arritur me BE-në dhe FMN-në.

Se sa janë investitorët të frikësuar flet edhe fakti se çmimet e aksioneve në bursën e Athinës kanë rënë për 20 për qind, kurse kjo është reflektuar edhe në rënie të aksioneve në Wall Street, Frankfurt, Londër, Paris, por edhe në Tokio.