Renditja për Këpucën e Artë të Evropës (FOTO)

Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë të Evropës për edicionin 2016/2017 pas 37 golave të shënuara me Barcelonën këtë edicion në La Liga.

Sport

05/06/2017 23:59

Argjentinasi ka arritur ta fitojë këtë çmim për të parën herë pas vitit 2013, dhe të katërtin në karrierën e tij.

Messi Këpucën e Artë e ka fituar edhe në edicionet 2010, 2012 dhe 2013.

Me 74 pikë, Messi kryeson këtë edicion, duke lënë pas Dost me 68 pikë, Aubameyangin me 62, Lewandowskin me 60, dhe Edin Dzekon, Harry Kane dhe Luis Suarezi me nga 58 pikë./Lajmi.net/