Renditja në bazë të medaljeve në ‘Tunis Grand Prix’: Kosova e para, lë pas shumë shtete të njohura

Ekipi kombëtar i Kosovës në xhudo renditet si më i suksesshmi në ‘Tunis Grand Prix’.

Sport

19/01/2018 23:40

Me një medalje të artë dhe një të argjendtë, Kosova renditet në vendin e parë nga turneu i xhudos që po mbahet në Tunizi.

Suksesi i Nora Gjakovës që fitoi medaljen e artë, dhe i Distria Krasniqit me të argjendtën, ka renditur Kosovën në vendin e parë.

Kosova ka lënë pas Francën, Ukrainën, Brazilin e Uzbekistanin që kanë fituar vetëm nga një medalje të artë./Lajmi.net/