Renditja e FIFA-s: Kosova ngritët një vend më lartë, Shqipëria pëson rënie

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar ngritje për një pozitë në renditjen e FIFA-s.

Sport

25/10/2018 10:45

‘Dardanëve’, fitorja ndaj Maltës në Ligën e Kombeve në ‘Fadil Vokrri’ dhe barazimi në udhëtim me Ishujt Faroe, ju ka ndihmuar që të renditen një pozitë më lartë në renditjen e FIFA-s për muajin tetor.

Në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar sot (e enjte), Kosova renditet në vendin e 137, me 1099 pikë.

Në anën tjetër, Kombëtarja Shqiptare ka pësuar rënie për tri pozita, ku nga vendi 57, tani renditet në vendin e 60 me 1372 pikë.

Mund të ju duket befasi, por vendi i parë i takon Belgjikës me 1733 pikë, që ndiqet nga Franca që ka 1732 pikë.

Renditja e dhjetë vendeve të para vazhdon me Brazilin, Kroacinë, Anglinë, Uruguain, Portugalinë, Zvicrën, Spanjën dhe Danimarkën./Lajmi.net/