Renditja befasuese e golashënuesve në top pesë ligat e Evropës

Java që shkoi ka dhuruar shumë ndeshje interesante në ligat kryesore të Evropës.

Sport

01/10/2018 00:03

Manchester United pësoi një tjetër humbje, Chelsea dhe Liverpool u ndan baras në derbin e javës në Premierligë.

Në Serie A, Juventusi mposhti Napolin për t’u shkëputur në krye të tabelës.

E papritura ka ndodhur në La Liga, ku kanë dështuar të fitojnë sërish Real Madrid dhe Barcelona.

Garë interesante po ndodh edhe me golashënuesit më të mirë në këto liga.

Ndonëse jemi mësuar në krye të renditjes të shohim Messin e Ronaldon, këtë vit po ndodhë e kundërta.

Në top pesë ligat kryesore të Evropës, është polaku i Genoas, Krzysztof Piatek, që kryeson me tetë gola të shënuara.

Pas tij vjen Andre Silva, që po shkëlqen te Sevilla, pas një sezoni dëshpërues te Milani.

Renditja vazhdon me Neymar, Hazard dhe Thauvin dhe Stuani./Lajmi.net/