Renault zbulon një veturë garuese me të vërtetë të bukur

I shfaqur në shfaqjen e veturave në Moskë, Renault vetëm sa ka zbuluar njërin nga veturat më të bukura për gara ndër vite. 

Auto & Tek

27/08/2014 22:55

I quajtur Renaultsport R.S 01, vetura do të jetë e gatshme në Renaultsport Trophy vitin e ardhshëm, në njërën prej serive të garave si pjesë e kompanisë.

Një spojler prej fibrës së karbonit qëndron prapa në RS 01, që peshon vetëm 1,100 kg me fuqinë e ardhur nga motori Nismo, variant ky i veturës Nissan GT-3, që është 3.8 litërsh me dy turbo V6, transmeton Lajmi.net.

Renault pretendon se vetura do të gjenerojë 500 kuaj-fuqi dhe 443 çifte rrotulluese, që e zhvendosë këtë fuqi në rrotat mbrapa përmes një boshti prej shtatë shpejtësive sekuencale të kontrolluara nga pedalet e montuara nën timon.

Shpejtësia prej 96kmh mund të arrihet në më pak se tre sekonda, me fuqinë e ndaljes që vjen nga disqet me fibra të karbonit, transmeton Lajmi.net.

Renault thotë se vetura sportive do të kushtojë £282,000 dhe se shumë ekipe që garojnë me vetura sportive për gara, tani janë me të vërtetë të interesuara për këtë veturë.