Renault teston modelin e ri Megane RS 2018 (FOTO)

Renault para pak kohësh ka filluar punën për prodhimin e modelit më të ri Megane RS, i cili pritet që të dal në treg në vitin 2018.

Auto & Tek

06/05/2017 13:46

Kohët e fundit kemi parë shumë foto të rreme se si do të duket Megane RS, por të pasionuarit pas makinave kanë arritur ta fotografojnë atë sa ishte duke u testuar në rrugë.

Edhe pse Megane RS shihet i tëri i mbështjellë me material të kamufluar, mund të vërehet se nuk ka edhe shumë ndryshime të mëdha në formë nga modeli i kaluar.

Megane RS thuhet se do të vjen me motorë 1.8-litra dhe 2.0-litra, ky i fundit do të ketë 300 kuaj-fuqi.

2018-renault-megane-rs-spy-photo-2 2018-renault-megane-rs-spy-photo-1 2018-renault-megane-rs-spy-photo