Renault me 21 modele të reja deri më 2022

Renault ka prezantuar planin strategjik “Drive the Future” që do të zgjasë deri më 2022.

Auto & Tek

08/10/2017 22:18

Harta e planifikimit tregon se brendet e kompanisë franceze, përfshirë Renaultin, Dacian dhe Alpine, do të prezantojnë 21 vetura të reja në gjashtë vjetët e ardhshme. Aty përfshihet edhe një linjë e veturave elektrike dhe autonome.

Shefi i Renaultit, Carlos Ghosn, ka thënë se aleanca e re mes Renaultit, Nissanit dhe Mitsubishit do të gjenerojë 70 miliardë euro të hyra në fund të planit më 2022.

15 modele të reja të Renaultit do të kenë versionet autonome me tetë modele tërësisht elektrike që do të prezantohen si dhe do të ketë 12 versione elektrike të modeleve tjera.