Renato Sanches përfundon te gjiganti i Serie A

Renato Sanches mund ta harrojë huazimin aspak të suksesshëm te Swansea City.

Sport

14/05/2018 20:57

20 vjeçari portugez, i cili është lojtar i Bayern Munich që nga viti 2016, e ka përfunduar huazimin te Swansea City në Premierligë, skuadër e cila në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e një rangu më të ulët në futbollin anglez.

Sezoni i ri, Sanchesin mund ta gjejë në ndonjë skuadër tjetër.

Mediet e sportit raportojnë se Inter ka hyrë në garë për shërbimet e anësorit portugez.

Interi në garën për Sanchez, ka konkurrencë edhe nga Premerliga. Bëhet fjalë për skuadrën Wolves./Lajmi.net/