Renato Sanches ndryshon skuadër në janar, ja ku transferohet

Renato Sanches dhe Swansea City janë afër ndarjes së parakohshme.

Sport

15/12/2017 16:31

Futbollisti portugez mund të ndërpresë para kohe huazimin te skuadra e Premierligës për t’u rikthyer te Bayern Munich.

‘Djaloshi i Artë’ i vitit 2016 nuk po gjen hapësira as te skuadra që renditet në vendin e fundit në Premierligë, duke regjistruar nëntë paraqitje jo të plota, e duke mos shënuar as një gol.

Futbollisti që me Portugalinë fitoi Euro 2016, mund të rikthehet te Bayerni, te skuadra e tij për pjesën tjetër të sezonit, pasi rregullat nuk ia lejojnë një huazim tjetër./Lajmi.net/