Remi: Demokracia zhvillohet përmes procedurave

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se vota është fjala e fundit në demokraci, kurse mosrespektimi i proceduarave demokratike, sipas tij, ka bërë që të jemi në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme

06/08/2014 00:54

Në postimin tij Rrustem Mustafa ka shkruar se “demokracia zhvillohet përmes procedurave. Për të kuptuar mirë se sa vota do t’i ketë cilido subjekt, duhet përfunduar votimi, vota është fjala e fundit në demokraci”.

“Nuk do të duhej të ngutej askush të shpallë fitues asnjërin opsion, zaten për këtë që nuk respektuam procedurat (demokracinë) ne jemi në Gjykatën Kushtetuese.!”, ka thënë Mustafa.

“Ne duhet të mësojmë të respektojmë procedurat demokratike, aty është thelbi… Uroj të mësojmë edukatën SHTETËFORMUESE!!”, ka shkruar Remi.