Rektori Zejnullahu do të paditet në gjyq nga të OVL e UÇK-së

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e rregullt  të mbajtur të martën, ka marrë vendim që ta padisë në gjykatë Rektorin e UP-së, Ramadan Zejnullahu.

Lajme

13/01/2015 15:34

Sipas një njoftimit të OVL e UÇK-së, kjo padi është konstatuar si e domosdoshme, pas mosrespektimit të memorandumit nga ana e rektorit të Universitetit publik të Prishtinës, Ramadan Zejnullahut.

“Kryesia ka marrë vendim që të padisë në gjykatë Rektorin e UP-së, për mosrespektim të Memorandumit, gjatë kohës sa ai ishte në fuqi. Prishja e njëanshme e Memorandumit nga Rektori, vlen për vitin e ardhshëm akademik, e assesi për vitin akademik 2014/15, kur Memorandumi ishte në fuqi”, thuhet në këtë komunikatë.

“Duke e konsideruar këtë akt si shumë të papërgjegjshëm si dhe tallje me Organizatat si palë nënshkruese dhe studentët që ka shumë muaj që kanë filluar të ndjekin studimet, padia në gjykatë është e domosdoshme”.

“Ne si Organizatë, kemi kryer të gjitha obligimet sipas Memorandumit, proces mjaft i vështirë dhe delikat, njëkohësisht organet kompetente ftohen që të kontrollojnë e verifikojnë listën tonë, për saktësinë e të cilës ne japim përgjegjësi të plotë” thuhet në njoftim.