Rektori Dema u uron besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema uron të gjithë qytetarët e besimit islam. Veçanërisht, në këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e këtij besimi, Dema uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të UP-së.

Lajme

21/08/2018 07:46

Urimi i Rektorit:


Të dashur studentë, staf akademik dhe administrativ i Universitetit të Prishtinës,

Në emër të menaxhmentit dhe organeve drejtuese të Universitetit të Prishtinës, Ju uroj nga zemra, Gëzuar Kurban Bajramin! Në këtë ditë feste, gëzohuni për të mirat e përbashkëta dhe festoni se bashku me më të dashurit tuaj, me mirëkuptim, harmoni dhe shtrirje të dorës së solidaritetit.

 Njëherësh, në këtë ditë të madhe, uroj që të gjithë ne të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë, për të kontribuuar edhe më tepër në të mirën e përbashkët.Le te mbizotëroje toleranca ndërfetare, respekti, solidariteti dhe paqja gjithkund në mesin tuaj. 
Gëzuar!