Rekordi negativ i Juventusit

Juventus nuk pati asnjë goditje në portën e Atletico Madridit, në humbjen 1:0 të mërkurën në Vicente Calderon. Kjo ishte hera e parë që një rekord negativ i tillë u ndodh Bianconerëve, nga marsi i vitit 2006.

Sport

03/10/2014 10:35

Një humbje me rekord negativ.

Juventus u kthye në Torino nga Madridi me humbje 1:0 nga Atletico, por përveç rezultatit një tjetër fakt që i brengosi tifozët dhe trajnerin Massimiliano Allegri ishin numri i goditjeve në portën e “Colchoneros: zero.

Një shterpësi në repartin ofanziv që sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, nuk i ka ndodhur kampionit të Italisë nga 28 marsi i vitit 2006 kur Bianconerët u mposhtën 2:0 në udhëtim te Arsenal në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.