Rekordi i Xavit

Kapiteni i Barcelonës, Xavi, në ndeshjen kundër Apoel Nicosias barazoi rekordin e Raulit me 142 paraqitje në histori të Ligës së Kampionëve.

Sport

18/09/2014 09:52

Kapiteni i Barcelonës, Xavi, ka shënuar një rekord të rëndësishëm gjatë ndeshjes kundër Apoel Nicosias në Camp Nou të mërkurën mbrëma.

Ai arriti kuotën e 142 paraqitjeve në Ligën e Kampionëve duke barazuar rekordin e ish yllit të Real Madridit, Raul.

Në renditjen e top dhjetë futbollistëve me më së shumti paraqitje në garë, që llogarit vetëm formatin e ri nga viti 1992, gjenden edhe shumë emra të mirënjohur, përfshirë legjenda të futbollit.

Top 10:

1. Raul 142 (Real Madrid, Schalke)

1. Xavi 142 (Barcelona)

3. Giggs 141 (Manchester United)

3. Casillas 141 (Real Madrid)

5. Seedorf 125 (Ajax, Real Madrid, Inter, Milan)

6. Scholes 124 (Manchester United)

7. Roberto Carlos 120 (Real Madrid, Fenerbahce)

8. Maldini 116 (Milan)

9. Puyol 115 (Barcelona)

10. Shevchenko 100 (Dinamo Kiev, Milan, Chelsea)