Rekordi i radhës… Ronaldo arrin shifrën e 300 golave në La Liga

Cristiano Ronaldo po vazhdon të lë gjurmë të pashlyera në futbollin elitar.

Sport

24/02/2018 20:38

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka arritur në shifrën e 300 golave të shënuara në La Liga, me skuadrën e Real Madridit.

Portugezi, pati një ditë të mirë duke shënuar dy herë në fitoren 4:0 të Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Deportivo Alaves.

Golat e shënuara ndaj Alavesit, ishin golat e 299 dhe 300 për Ronaldon, që këtë shifër e arrin në vetëm 285 ndeshje.

Vetëm Messi ka më shumë gola se Ronaldo në renditjen historike të La Ligas. Argjentinasi numëron 368 gola, por ka 121 ndeshje të zhvilluara më shumë se Ronaldo.

Kujtojmë se Messi numrin e 300 golave në La Liga e kishte arritur në 326 ndeshje./Lajmi.net/