Rekordi i portierit 20-vjeçar në futbollin kosovar, ja që sa ndeshje s’ka pësuar gol

Portieri i KF KEK-ut, Drini Hodaj nuk ka pranuar gol në10 ndeshjet e fundit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Sport

15/10/2017 12:02

Këtë e bën të ditur KEK-u përmes një postimi në Facebook, në të cilin thotë se ai pritet që së shpejti të ftohet edhe nga Kosova U-21.

“Drini Hodaj 900 minuta pa gol! Portieri i cili 900 minuta nuk ka pranuar ende gol.

10 ndeshje pa humbje pa gol, ky është portieri 20 vjeçar, që po shkëlqen dhe po mban rekordin 900 minuta pa gol, gjë që e bën portierin më të mirë në ligë.

Potenciali i tij është gjithnjë e më shumë në rritje. Pritet që shumë shpejtë të jetë edhe pjesë Reprezentacionit të Kosovës U21”, thuhet në postimin e KEK-ut.

KEK-u thotë se, “është me fat që arriti ta blindojë gardianin, sepse kishte shumë oferta nga klubet e Superligës”.