Rekordi i Messit të shpërblehet ndaj Atletico Madridit

Lionel Messi në nëntor të këtij viti theu rekordin e Telmo Zarra duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas.

Sport

28/12/2014 15:55

Argjentinasi për këtë rekord do të ketë një shpërblim të veçantë, të cilin do ta marrë nga Federata e Futbollit spanjoll.

Javier Tebes ka konfirmuar se do të organizohet diçka e veçantë për Messin në ndeshjen ndaj Atletico Madrid që zhvillohet më 11 janar të vitit 2015 në Camp Nou.

Messi kishte debutuar me Barcelonën në vitin 2004 dhe deri tani ka arritur shifrën e 258 golave me fanellën e skuadrës Blaugrane në La Liga.