Rekordi i Kroosit

Në debutimin e tij për Real Madridin, mesfushori Toni Kroos pati një bilanc të jashtëzakonshëm. Ai realizoi 77 pasime duke gabuar në vetëm katër prej tyre, me 95 për qind të saktësisë.

Sport

13/08/2014 10:39

Toni Kroos debutoi me fanellën e Real Madridit në një ndeshje zyrtare duke ndihmuar skuadrën të mposht Sevillan me rezultat 2:0 dhe fitojë trofeun e Superkupës së Evropës.

Ylli gjerman u paraqit në vend të Xabi Alonso së suspenduar dhe nuk e lejoi që aspak të ndihet mungesa e spanjollit.

Në fakt, ish anëtari i Bayern Munichut vendosi një rekord të jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij të parë me Los Blancos.

Kroos bëri 77 pasime prej të cilave gaboi vetëm katër herë, me 95 për qind të saktësisë. Pas ndeshjes, ai u lavdërua edhe nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

“Paraqitja e Toni Kroos ishte e përkryer. Ai ishte i shpejtë dhe pati ide të qarta në qdo gjë që bëri”, u shpreh italiani.