Rekordi i Giggsit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, me inkuadrimin në lojë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Shakhtar Donetskut të mërkurën mbrëma, shënoi rekord të ri sa i përket numrit të paraqitjeve në Ligën e Kampionëve. Giggs, në duelin në Donetsk u inkuadrua në minutën e 66-të duke e zëvendësuar përforcimin e ri Marouane Fellaini…

Sport

03/10/2013 08:57

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, me inkuadrimin në lojë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Shakhtar Donetskut të mërkurën mbrëma, shënoi rekord të ri sa i përket numrit të paraqitjeve në Ligën e Kampionëve.

Giggs, në duelin në Donetsk u inkuadrua në minutën e 66-të duke e zëvendësuar përforcimin e ri Marouane Fellaini dhe bëri paraqitjen e 145 në garën elite të klubeve evropiane.

Para tij, rekordin e mbante sulmuesi legjendar i Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili tanimë është tejkaluar nga uellsiani.

Por, mbetet të shihet se sa do të qëndrojë Giggs në krye në këtë kategori duke pasur parasysh se mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez – gjashtë vjet më i ri se Giggs – gjendet në pozitën e katërt me gjashtë ndeshje më pak se uellsiani.

I treti është Paolo Maldini (140), i pesti është Clarence Seedorf (131), kurse i gjashti Paul Scholes (130).