Rekorderi slloven i autostopit: Më së lehti në Kosovë (Foto)

Kosova është një parajsë e vërtetë për autostopistë, por e kundërta mund të thuhet për Malin e Zi dhe Suedinë, bazuar në përvojën e sllovenit Miran Ipavec, i ka një karrierë 30 vjeçare si autostopist, ku këto ditë vendosi një rekord të ri. Ai për 10 ditë, vizitoi 31 vende duke udhëtuar 7450 kilometra, me 88 automjete të ndryshme.

Lajme

20/04/2015 00:06

“Unë mendoj se këtë që e kam arritur unë, nuk e ka bërë askush deri sot”, ka thënë Ipavec në një intervistë për gazetën Primorske, duke shtuar se pëvoj;n më të hareshme e kishte me shoferët nga Polonia dhe Rumania, të cilët marrin udhëtarë të panjohur, jo vetëm në vendet e tyre, transmeton lajmi.net.

“Më së lehti me autostop e kalon në Kosovë, dhe më së vështiri në Suedi dhe Mal të Zi. Shoferët atje pothuajse nuk ndalojnë asnjëherë të të marrin”, thotë ai.

aa

“Në Mal të Zi, më janë dashur 25 orë për t’i kaluar vetëm 200 kilometra”, thotë Ipavec duke treguar se i ka ndodhur që në një pikë karburanti të pres gjatë tërë ditës.

Ipavec ka bërë deri tani ka bërë rrugë përmes autostopit sa 8 herë t’i bihet globit përreth. Ai paralajmëron se do të shkruaj një libër me përvojat e tij.

aaa

Ai jeton në Kanal në Soçi, ku në një kohë ishte kryetar bashkie.

Për herë të parë autostopin e filloi kur shkoi në një koncert në Milano, në moshën e tij 25 vjeçare.

Ai thotë se më vonë kjo iu bë zakon dhe hobi të cilin nuk mundi më ta largojë, edhe tani në moshën 55 vjeçare. (lajmi.net)

5

aaaa

6