Rekorde të çuditshme nëpër botë

Rekordet botërore janë të panumërta, edhe më të shumtë në numër personat që i mbajnë ato.

Fun

24/06/2018 09:30

Jo më kot është krijuar libri “Guinness” i rekordeve botërore, ku çdo vit regjistron gjithçka të re dhe të paarritur më parë në çdo fushë të jetës. Njerëzit bëjnë gjithfarë çmendurish, prandaj kjo është një ndër temat më të gjera në botë. Mbledhja e këtyre rekordeve është një sfidë më vete. Ekzistojnë me qindra mijëra rekorde botërore të çuditshme dhe mahnitëse, dhe seleksionimi i tyre kërkon kohë dhe mundim. Për një rekord të vënë në botë ekzistojnë me qindra të tjerë të pa dokumentuar. Revista “Neatorama” ka listuar 20 rekorde botërore më të mirë dhe më të çuditshëm, duke lënë prapa shumë të tjerë. E mrekullueshme është makina më e madhe në botë, 4X4, e cila është fare normale, me përjashtim të gomave gjigante të përdorura nga ushtria amerikane në vitet ’50 për transport. Motoçikleta më madhe në botë, ajo e ndërtuar në Kaliforni nga një person i pasionuar për motoçikleta, është prova e vërtetë se çfarë mund të ndërtojë njeriu vetëm me vullnet dhe kokëfortësi. Ka dhe të “apasionuar” të tjerë, të cilët e kanë të vështirë të shkëputen nga kolltuku i preferuar, dhe për këtë arsye ndërtojnë dhe divanin më të shpejtë në botë.

Rekordet e papërmendura

Ky klasifikim nuk përfshin turkun me hundën më të madhe në botë, atë prej 8.8 centimetrash, që i përket Mehmet Ozyurek, i cili vazhdon të fitojë çdo vit në konkursin e hundës më të gjatë në Turqi.

Ndër rekordet e tjera që papërmendura në këtë shkrim është edhe rekordi i hedhjes më gjatë të xhuxhave, të cilin e ka vendosur në vitin 2002 britaniku Jimmy Leonard, kur ka hedhur një xhuxh të quajtur “Lenny gjigandi” në një distancë prej më shumë se 33 metrash. Rekordin e vetullave më të gjata në botë, atyre prej 20 centimetrash, e ka thyer amerikani Leonard Traenkenschuh.

Tre ndër personat me flokë më të gjata në vesh janë indianë. Në të njëjtën kohë rekordin për flokët dhe mustaqet më të gjata në botë e mbajnë dy indianë. Nuk ka si të ndodhte ndryshe, kur nderi i një burri matet me gjatësinë e mustaqeve. Në këtë kulturë, nëse do ta lëndosh me të vërtetë një person, atëherë dënimi më i rëndë do të ishte ai t’i prisje mustaqet.

Edhe pse India njihet si shteti me njerëzit me talente ndër më të çuditshmet, “rekordthyesa” ka në të gjithë botën.

Makina më e madhe në botë

Ky automjet është ndërtuar nga Bob dhe Marilyn Chandler, nga st. Louis, Misuri. “Bigfoot #5” është krijuar në verën e vitit 1986, me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar rrotat e gjata “Firestone Tundra”. Fillimisht rrotat janë përdorur për trenin e tokës në Alaskë, nga ushtria amerikane në vitet ’50. Automjeti sot qëndron në muzeun në St. Louis.

Aeroplani i vetëm dhe më i madh që është ngrënë

Michel Lotito, i njohur më mirë si Monsinjor Mangetout, apo “zoti që i ha të gjitha”, është një tip normal, me përjashtimin e vetëm se ha gjithçka, që nga metali dhe deri tek xhami. Ai është mbajtësi i rekordit për vaktin më të madh të ngrënë ndonjëherë, një aeroplan “Cessna 150”. Muri i stomakut të tij është sa dyfishi i normales dhe prodhon një lëng që tret gjithçka.

Mobilja më e shpejtë në botë

Ky divan përveçse është i rehatshëm, është edhe i shpejtë, duke iu dërguar ku të doni ju. Mobilja konsiderohet një mjet i ligjshëm rrugor, pasi ka targë dhe mini motor. Është i pajisur me një mbulesë leopardi, mbajtësen e picës në rolin e timonit, frena dore dhe një copë çokollate ku mund të zgjidhni katër marshet e mundshme dhe ka një shpejtësi prej 87 mph.

Labirinti më i madh në botë

Fermeri nga North Yorkshire, Tom Pearcy ka krijuar labirintin më të madh në botë, për nder të 40-vjetorit të “Star Trek”. Labirinti, i cili ndodhet jashtë Jorkut, mbulon 32 akra, ekuivalenti i 15 fushave të futbollit. Është dizenjuar duke përdorur teknologjinë e satelitëve, që do të thotë se shtegu ka një distancë prej gjysmë metri.

Lëkura me elastike në botë

Lëkura më elastike në botë i përket Garry Turner nga Caistor, Lincolnshire, Angli. Ai tërhoqi lëkurën e barkut me një distencë prej 15.8 centimetrash duke u regjistruar kështu në librin “Guinness” të rekordeve. Garry vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur “Sindroma Elhers-Danlos”, një çrregullim i indeve lidhës që ndodhen poshtë lëkurës.

Flluska e sapunit më e madhe në botë

Sam Heath, i njohur më mirë si “Sam Sam, burri i flluskës”, vendosi rekordin botëror të më shumë personave të futur brenda një flluske të vetme. Sam përdori një shkop 7 metra të gjatë për të futur 19 persona brenda saj. Në të vërtetë të 19 personat ishin nxënës shkolle, megjithatë flluska është një ndër më të mëdhatë të krijuara ndonjëherë prej tij.

Deti artificial më i madh në botë

Kush nuk do ta donte një parajsë të tillë. Për fatin tonë të keq, parku ujor artificial ndodhet në një fushë në Miyzaski, Japoni. Ky park ujor i brendshëm ka një çati të palosshme dhe mot të kontrolluar. Gjithkush mund të shijojë rërën e nxehtë dhe ujin e freskët në shi apo dëborë. Parku me palma dhe dallgë për të praktikuar sërfin është i hapur në çdo stinë.

Kurnacja më e madhe në botë

Hetty Green ishte një grua e pasur, një ndër më të pasurat në botë, për shkak se nuk shpenzonte asnjë para. Ajo nuk ngrohej kurrë dhe as përdorte ujë të ngrohtë. Vishte vetëm një fustan të zi, nuk i lante duart kurrë dhe hante byrekë që kushtonin 15 cent. Djali i saj dhe këmbën dhe e preu pasi ajo vonoi trajtimin në kërkim të shërbimit shëndetësor falas.

Flokët dhe mustaqet më të gjata në botë

India ka shumë çudi. Si të mos mjaftonin të tjerat, dy ndër personat me mustaqe më të gjata janë indianë. Personi në të majtë është Kalyan Ramji Sain nga Sundarth, Indi, i cili s’e ka hequr mustaqen 3.39 metra që prej vitit 1976. Ai në të djathtë, mbajtësi i rekordit botëror, është Badamsinh Juwansinh Gurjar, mustaqja e të cilit është 4 metra e gjatë.

Biskota më e madhe në botë

Kompania “Immaculate Baking Co.” ka pjekur biskotën më të madhe në botë në vitin 2003. Ëmbëlsira është rreth 30.5 metra në diametër dhe peshon 18160 kilogramë. Kjo është një foto e ëmbëlsirës e marrë nga 30 metra lartësi. Pika e kuqe në mes është një person që qëndron në qendër të biskotës. Për prodhimin e saj janë përdorur me qindra kilogram çokollatë.

Familja më e madhe e zhonglerëve

Titullin e familjes më të madhe të zhonglerëve në botë e mban familja me 13 anëtarë, Boehmer. Prindërit e familjes thonë: “Të jesh një familje e madhe do të thotë të bësh disa detyra njëherësh, të bësh darkën ndërkohë që ndihmon fëmijët me detyrat, lidh një gju të vrarë”. Gjithçka filloi 22 vite më parë me një libër zhonglerësh dhe shumë kohë të lirë.

Motoçikleta më e madhe në botë

Greg Dunham nga Stockton, Kaliforni, ndërkohë këtë automjet gjigand prej 3 metra të lartë dhe 7 metrash të gjatë në një periudhë 3-vjeçare. Ajo peshon 6.500 paund dhe Dunham e komandon në një kafaz poshtë timonit. Ai e krijoi motoçikletën vetëm se shokët e tij e sfiduan, duke i thënë se diçka e tillë ishte e pamundur të ndërtohej.

Monedha e arit më e madhe në botë

Sa vlen kjo monedhë nëse do të këmbehej? Plot 100 mijë euro. Monedha e arit është prodhuar nga flori 24 karat nga kompania “Austrian Mint”. Monedha mban një replikë të hollit të famshëm të Orkestrës Filarmonike të Vjenës nga njëra anë dhe të instrumenteve nga ana tjetër. Nga kjo kompani janë krijuar vetëm 15 disqe prej 24 karatësh, 37 centimetra në diametër.

Monedha më e madhe në botë

Nëse monedha e arit ju duket e madhe, nuk është asgjë në krahasim me monedhën e ishullit të vogël, Yap, në perëndim të Hauait, ku gurë më të mëdhenj se rrota e traktorit përdoren si mjet këmbimi. Me qindra gurë gjigandë të tillë qëndrojnë të mbështetur pranë shtëpive, apo të fshehur mes pemëve dhe gëmushave. Ato janë shekullore dhe vlejnë me mijëra dollarë.

Plaku i dëborës më i gjatë në botë

Ky është Angus, mbreti i malit, plaku më i gjatë i dëborës në botë, i ndërtuar në vitin 1999 në Bethel, Maine. Për ta ndërtuar janë përdorur 6 rrota automobili për gojën, 3 rrota të tjera për kopsat, 200 kubikë këmbë dëborë, 6 metra copë për kapelen, 40 metra copë për shallin, 2 pemë 6 metra të gjata për krahët dhe me dhjetëra zbukurime të tjera.

Anija transportuese më e madhe në botë

Kjo është një anije që transporton një tjetër anije. Anija “MV Blue Marlin” që transporton pesha të rënda dhe gjysmë e zhytur dhe motra e saj “MV Blac Marlin” janë ndërtuar të transportojnë turjela vaji. Kjo anije transportuese me një kuvertë të hapur është fotografuar duke mbajtur “USS Cole”, një tjetër anije e dëmtuar nga një bombë në Jemen.

Kungulli më i madh në botë

Larry Checkon vendosi një rekord të ri botëror për kungullin më të rëndë të rritur ndonjëherë. Ky përbindësh është 667 kilogramë i rëndë. Në konkursin e përvitshëm të perimeve më të çuditshme ishte e pranishme edhe lakra më e madhe në botë, e rritur nga fermeri Bernard Lavery. Ai mban 10 rekorde botërore të fruta dhe perimeve më të rënda në botë.

Më shumë gjarpërinj me zile në gojë

Jackie Bibby, i njohur si “njeriu i gjarpërinjve” në Teksas, është vërtet i famshëm në Amerikë. Ai mban 10 rekorde botërore, atë për më shumë gjarpërinj me zile në gojë, plot 8 copë. Jackie Bibby ka qëndruar në një vajzë me 81 prej tyre, është futur në një shtrat me 109 copë dhe ka futur në një thes 10 prej tyre për 17.11 sekonda.

Pesha më e rëndë e ngritur me gjuhë

Me siguri nuk e kishit dëgjuar ndonjëherë, por ekziston një rekord botëror për peshën më të rëndë të ngritur me gjuhë. Po, po e lexoni mirë. Më 11 shtator të vitit 2004, njeriu që një herë ka kapërdirë një hanxhar kasapi, ngriti rreth 10 kilogramë me një grep kasapi që e kishte kaluar në gjuhë.

Ekuilibri më i rëndë në kohë

John Evans ka një talent të veçantë. Ai ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm, por edhe një forcë edhe më të madhe. Talentin e tij e përdor për të dhënë shfaqje në të gjithë botën. John mban më shumë se 30 rekorde botërore për ekuilibrimin e gjërave me kokë. Në këtë foto ai mban në kokë një makinë një tonësh për disa sekonda./Tirana Observer/