Rekord i ri për “Despacito”, video më e klikuar e të gjitha kohërave

E publikuar në janar të vitit 2017, "Despacito" u shndërrua menjëherë në këngën hit për shumë muaj dhe atë në vende të ndryshme të botës.

ShowBiz

06/04/2018 19:06

Luis Fonsi dhe Daddy Yankee janë dyshja që kanë thyer çdo rekord me këtë projekt, shkruan lajmi.net.

Në kanalin YouTube, kënga “Despacito” tashmë ka kaluar shifrën prej 5 miliardë klikimesh, duke lënë pas gjithë projektet e tjera muzikore të artistëve më të njohur botëror.

Kjo shifër tregon se “Despacito” është kënga më e klikuar në historinë e YouTube, duke lënë pas edhe këngën e cilësuar si rivale të saj, pra “See you again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth me 3.5 miliardë klikime.

Kjo këngë është sjellë edhe në disa versione tjera, një prej tyre me Justin Bieber, por versioni origjinal ishte ai që rezultoi më i suksesshmi. /Lajmi.net/

YouTube player