Rekord i ri në Ligën e Kampionëve (Foto)

Sot janë zhvilluar tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve, të cilat kanë sjellur një rekord të ri sa i përket golave të shënuara.

Sport

22/10/2014 00:17

Gjatë natës së sotme janë zhvilluar plotë tetë ndeshje, të cilat në total kanë sjellur plotë 40 gola të shënuara.

Ndeshjet në të cilat pati më shumë gola të shënuara ishin ato ndërmjet: Roma 1-7 Bayern, BATE 0-7 Shakhtar, Schalke 4-3 Sporting dhe Chelsea 6-0 Maribor.

Sulmuesi i Shakhtarit, Luiz Adriano ka barazuar dhe rekordin e Leo Messit për më shumë gola të shënuara në një takim, pasi sot ai shënoi plotë pesë gola për skuadrën e tij.