Rekord i ri në Instagram, Kylie Jenner mposhtet nga një vezë

Kylie Jenner ka rënë nga 'froni' për fotografinë më të pëlqyer në Instagram.

ShowBiz

14/01/2019 09:34

Kylie Jenner me fotografinë e parë të vajzës, deri tani mbante rekord në Instagram, shkruan lajmi.net.

Fotoja e parë e Stormit, ishte postimi më i pëlqyer në këtë rrjet social, por tashmë atë ‘titull’ e mban fotoja e një veze.

Një llogari e hapur në Instagram, ka vetëm një foto dhe ajo është një vezë e zakonshme, por qëllimi i saj ishte të thyhej rekordi i Kyliet.

“Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe ta bëjmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mposhtim rekordin aktual që mban Kylie Jenner (18 milionë)”, shkruan në atë postim.

Dhe qëllimi u arrit, fotoja e vezës ka marrë mbi 24 milionë pëlqime. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsOGulcndj-/

https://www.instagram.com/p/Be3rTNplCHf/