Rekord i ri i ngasjes së veturës me vetëm dy rrota (Video)

Kompania që prodhon vetura “Nissan” ka arritur të bëj një rekord të ri sa i përket ngasjes së veturës me vetëm dy rrota, por, kjo nuk do të thotë që do të prodhojnë motoçikleta.

Fun

29/06/2015 22:34

Shoferi britanik Terry Grant ka vozitur një Nissan Juke Nismo RS për një milje (1.6 km) duke qenë i balancuar në dy rrota në vetëm 2 minuta dhe 10 sekonda, duke realizuar kështu një rekord të ri për kohën më të shkurtë në largësinë e përmendur.

Por, nuk ishte vetëm rrugë e drejtë. Ai voziti veturën në të ashtuquajturin Festivali i Shpejtësisë “Goodwood” ku ai voziti në një vijë që përmbante 9 kthesa dhe 91 metra ndryshim të lartësisë.

Rekordi paraprak, i cili tashmë renditet i dyti, ka qenë poashtu një rekord që mbante i njëjti shofer, i cili tash qëndron 45 sekonda prapa rekordit të ri. Por, sipas librit të rekordeve “Guiness”, rekordi i parë për distancën më të gjatë për vozitjen me gomat anësore është 230 milje (370 km).

YouTube player