Rekord botëror, mbi 450 kashta në gojë

Manoxh Maharana sapo ka hyrë në librin e rekordeve botërore pasi theu rekordin e mbajtës së më shumë kashtave për pije në gojë.

Fun

17/11/2017 13:57

 21 vjeçari ia doli me sukses që për 10 sekonda të mbajë në gojë 459 kashta për pije.

Rregullat për ta fituar këtë titull janë që sfiduesi të sigurohet se të gjitha kashtat i ka brenda në gojë pa i prekur fare me dorë për 10 sekonda, lejohet vetëm përdorimi i lidhëseve plastike për t’i mbajtur bashkë kashtat.

Maharana e kishte ëndërr ta fitoj këtë titull prej kur ishte fëmijë pasi u inspirua nga mbajtësi paraprak i këtij rekordi Simon Elomore.

Rekordi paraprak i mbajtjes së kashtave në gojë ishte vendosur para 8 vitesh kur brtianiku Elmore në arriti të mbajë në gojë 400 kashta.