Reklamë provokuese e cigares

Një reklamë mjaft provokuese për cigaren elektronike, është publikuar së fundmi, ku shihet një femër tërheqëse duke e reklamuar atë. Jo të gjithë e kanë pëlqyer këtë reklamë, pasi duket sikur protagonistja e reklamës po i referohet seksit oral. “Unë dua që ta nxirrësh jashtë. Unë dua ta shoh atë, ta ndiej, ta kem, dua…

ShowBiz

06/12/2013 06:00

Një reklamë mjaft provokuese për cigaren elektronike, është publikuar së fundmi, ku shihet një femër tërheqëse duke e reklamuar atë. Jo të gjithë e kanë pëlqyer këtë reklamë, pasi duket sikur protagonistja e reklamës po i referohet seksit oral.

“Unë dua që ta nxirrësh jashtë. Unë dua ta shoh atë, ta ndiej, ta kem, dua ta fus në gojën time”, janë fjalët mjaft provokuese të kësaj femre që i drejtohet kamerës, në reklamën e ‘VIP electronic cigarettes’.

Mbikëqyrësit e reklamave e kanë nisur tashmë një hetim, pasi kanë marrë ankesa të panumërta për këtë reklamë. Reklama e dytë, gjithashtu e publikuar së fundmi, e shfaq një mashkull me të tjera fjalë provokuese.

“A dëshiron ta shohësh atë? Unë mund ta nxjerr jashtë, nëse dëshron”. Njerëzit janë ankuar se këto reklama i kanë parë së bashku me familje, të cilat kanë mbetur të shokuara nga fjalët që përdoren aty.