Reklamë e çuditshme e Januzajt

Adnan Januzaj, Robin van Persie e David de Gea janë tre prej futbollistëve kryesorë të Manchester Unitedit. Por, ata janë bashkuar për një qëllim të pazakonshëm, duke promovuar një produkt të mishit nga Koreja.

Sport

17/05/2014 15:03

Pikërisht kur keni menduar se ky sezon nuk ka si të shkojë më keq për Manchester Unitedin, ndodh kjo. Adnan Januzaj, Robin van Persie dhe David de Gea janë paraqitur në një reklamë, për copëza mishi të Koresë.

Fatmirësisht, paraqitja e tyre prapë ka të bëjë me atë që dinë të bëjnë më së miri – futboll – dhe ata nuk janë detyruar të veshin kostume që promovojnë produktin, edhe pse shprehja e tyre e përbashkët në fund “We love Samboo”, është e zbehtë, njësoj si rezultatet e Unitedit këtë sezon.

Por, kompania në këtë mënyrë ka vendosur të hyjë në treg dhe ka angazhuar disa prej yjeve më të mëdhenj të gjigantit nga Old Trafford.