Reklama më raciste që keni parë- Nëpërkëmb mashkullin me ngjyrë për një kinez (Video)

Një mashkull me ngjyrë dhe një femër kineze nisin flirtimin e tyre në këtë reklamë, mashkulli ka të veshur një bluzë të bardhë por të ndotur, ndërsa kështu nisin flirtimin me një prekje kur në atë moment femra i hedh një kapsulë pastrimi rrobash, në gojën e tij dhe e fut në makinën larëse.

Bota

27/05/2016 10:57

Më pas ajo ulet mbi makinën larëse ndërkohë brenda dëgjohen ulërimat e mashkullit me ngjyrë. Nuk pret gjatë, femra nxjerr nga makina larëse një mashkull të pashëm kinez dhe me bluzë të bardhë e të pastër, transmeton lajmi.net.

Kjo reklamë ka ngjallë zemërim nga të gjithë, sigurisht duke e quajtur racizëm.

Të shumta kanë qenë komentet në Twitter, por të gjitha kanë qenë kritika ndaj kësaj reklame, e cila haptazi shihet që shpall racizëm.

Kompania kineze Qiaobi, nuk ka deklaruar ende asgjë, dhe nuk ka kthyer përgjigje për asnjë pyetje që iu është drejtuar atyre karshi reklamës.

Megjithatë mendohet, se kjo nuk është reklama e parë që Kina bënë dhe sjell bindje të tilla, duke u akuzuar për pandjeshmëri racore.

Gjithashtu, është një numër i madh i afrikanëve që jetojnë në Kinë, të cilët çdo ditë bëjnë ankesa që përballen me diskriminim dhe paragjykime nga vendasit vetëm për shkak se janë me ngjyrë. /lajmi.net

YouTube player