Reklama pirate

Krijuesi i kult serialit Breaking Bad ka thënë se pirateria i ka ndihmuar që të bëhet i popullarizuar dhe e ka rritur vetëdijesimin e njerëzve për këtë brend. “Falë piraterisë, shumë njerëz që ndoshta s'do ta kishin shikuar asnjëherë serialin, e kanë shikuar\".

ShowBiz

19/10/2013 18:19

Lufta kundër piraterisë është njëra ndër betejat më të ashpra në industrinë filmike. Kompanitë e fuqishme globale vazhdimisht bëjnë presione publike dhe zyrtare ndaj institucioneve shtetërore të sigurisë për ndalimin e web sajteve me përmbajtje pirate.

Mirëpo, Vince Gilligan, krijuesi i kult serialit Breaking Bad, ka thënë se pirateria i ka ndihmuar që të bëhet i popullarizuar dhe ka kontribuar në vetëdijesimin e njerëzve për këtë brend.

“Falë piraterisë, shumë njerëz që ndoshta nuk do ta kishin shikuar asnjëherë serinë, e kanë shikuar atë”.

“Ana negative e këtij rrëfimi është se sikur këto shkarkime të kishin qenë legale, shumë njerëz që kanë punuar në krijimin e Breaking Bad – përfshirë edhe mua – do të kishin fituar më shumë para”.

Episodi i fundit i Breaking Bad, i transmetuar më 29 shtator, është shkarkuar 500.000 herë në 12 orët e para të shfaqjes së kopjes së parë ilegale nëpër torrent sajte.

 

Breaking Bad Trailer