Reklama e Apple për Krishtlindje

Apple është një ekspert në prodhimin e teknologjisë, por di të sjell edhe emocione, për pasionantët e produkteve të tij. Dhe, me rastin e Krishtlindjeve, kompania e njohur ka vendosur ta lansojë reklamën me ‘lot’ të sektorit komercial. Në stilin ‘Eja në shtëpi për Krishtlindje’, ky videoklip tregon festat ‘live’ të një të riu, i…

Auto & Tek

19/12/2013 06:30

Apple është një ekspert në prodhimin e teknologjisë, por di të sjell edhe emocione, për pasionantët e produkteve të tij. Dhe, me rastin e Krishtlindjeve, kompania e njohur ka vendosur ta lansojë reklamën me ‘lot’ të sektorit komercial.

Në stilin ‘Eja në shtëpi për Krishtlindje’, ky videoklip tregon festat ‘live’ të një të riu, i cili duket i preokupuar për iPhone të tij, por që në realitet ishte duke e krijuar një film për ta ndarë me familjen.

Videoja quhet ‘Keqkuptimi’, zgjat më pak se dy minuta dhe vjen me një zë nga kënga “Have Yourself A Merry Little Christmas”, e cila e kishte bëtë të famshëm aktoren Judy Garland në vitin 1944.

Video tregon për mundësitë për të krijuar film me iPhone 5S, duke e përfshirë këtu edhe kapjen e lëvizjeve të ngadalta dhe se si mund të shihen filmat përmes një televizori me valë me një AppleTV.

Ndër të tjera, në videon e dytë mund ta shihni versionin komplet të filmit të shkurtër, që sipas Apple është regjistruar tërësisht me një iPhone 5S.