Reja: Berisha, i jashtëzakonshëm

Trajneri i Lazios, Edy Reja e ka lavdëruar portierin kosovar, Etrit Berisha, për të cilin thotë se është i jashtëzakonshëm. Prishtinasi ishte titullar në humbjen e ekipit Biancocelesti nga Napoli me rezultat 4:2, por bëri disa pritje fenomenale, duke e arsyetuar besimin e trajnerit italian. “Berisha ka mbrojtur mirë sa herë që ka luajtur, e…

Sport

14/04/2014 10:17

Trajneri i Lazios, Edy Reja e ka lavdëruar portierin kosovar, Etrit Berisha, për të cilin thotë se është i jashtëzakonshëm.

Prishtinasi ishte titullar në humbjen e ekipit Biancocelesti nga Napoli me rezultat 4:2, por bëri disa pritje fenomenale, duke e arsyetuar besimin e trajnerit italian.

“Berisha ka mbrojtur mirë sa herë që ka luajtur, e ka demonstruar se mund të jetë numër 1”, deklaroi fillimisht Reja për mediat italiane.

Megjithatë, ish portierit të Kalmarit i duhet ende punë të bëhet portieri i parë i Lazios. “Berisha është i jashtëzakonshëm, megjithatë Marchetti është portieri ynë i parë”, vazhdoi Reja.

Mediat italiane shkruajnë se Marchetti mund të largohet nga Olimpico gjatë verës, për t’ia lënë vendin e titullarit përfaqësuesit shqiptar.