Reina me deklaratë befasuese pas humbjes së Milanit

Pepe Reina ka thënë se ata kanë besim më të madh në Gennaro Gattuson, pas humbjes nga Real Betisi në Ligën e Evropës

Sport

25/10/2018 22:05

Pepe Reina ka deklaruar se ata kishin shpresuar në fitore ndaj Real Betisit në Ligën e Evropës, por që humbën në ‘San Siro’ me rezultat 1 me 2.

“Betis e lëvizi topin shumë mirë, duke na krijuar shumë probleme, por edhe duke na nervozuar që nuk e kishim topin”, ka thënë portieri spanjoll, përcjell “lajmi.net”.

“Unë e komplimentoj Betisin për ndeshjen e treguar, pasi janë skuadër e mirë dhe ne duhet ta shikojmë disa herë këtë ndeshje, që të mësojmë nga gabimet”.

“Ne kemi besim të madh në trajnerin, pasi ai po e kryen punën e tij, ndërsa ne duhet të tregohemi më shumë luftarak në ndeshje të tilla”, ka shtuar më tej Reina. /Lajmi.net/