Reina: Ky është futbollisti më i rrezikshëm i Barcelonës

Portieri i Bayern Munichut, Pepe Reina ka identifikuar yllin e Barcelonës, Luis Suarez si futbollistin më të rrezikshëm për skuadrën e tij në ballafaqimin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2015 15:37

Portieri i Bayern Munichut, Pepe Reina ka veçuar yllin e Barcelonës, Luis Suarez si futbollistin më të rrezikshëm për skuadrën e tij në ballafaqimin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi uruguaian ka realizuar 24 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat dhe Reina nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdata për ish bashkëlojtarin e tij nga Liverpool.

“Suarez është futbollist i llojit që më pëlqen. Ai është futbollist i rrugës, i gjallë, fitues i lindur”, deklaroi Reina për “The Guardian”.

“Ai është adaptuar shumë mirë në Barcelonë. Dhe, pa dyshim se na brengos por nuk është i vetmi, ka edhe të tjerë. Messi nuk është i keq, po ashtu”, u shpreh ai.