Reina konfirmon transferimin në Milan

Pepe Reina ka bërë të ditur se do të kalojë te skuadra rivale nga San Siro.

Sport

26/05/2018 08:05

Pepe Reina ka konfirmuar transferimin nga Napoli në Milan.

Portieri spanjoll ka falënderuar ekipin nga San Paolo derisa ka bërë të ditur se do të kalojë te skuadra rivale nga San Siro.

“Do ta dua gjithmonë Napolin, ku kam dashur t’i bëjë dhuratë Scudetton. Kanë qenë katër vite të mrekullueshme”, u shpreh Reina për “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Do të shkoj në Milan, tani më pret një tjetër përvojë e mrekullueshme, te një prej klubeve më të rëndësishme në botë”, theksoi ai. /Lajmi.net/